Britania i dhuron Shqipërisë makina për transportin e të burgosurve
automjete të reja do ti shtohen flotës ekzistuese të makinave të policisë së burgjeve që shërbejnë për transportimin e të burgosurve. Makinat e reja janë dhuratë nga Britania e Madhe.
Në ceremoninë e marrjes në dorëzim ku ishte i pranishëm ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Norman Duncan dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj falenderoi qeverinë britanike për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar dhe reformimin e tij në tërësi.



Total 0 Votes
0
0
