Sport

KAMPIONE BALLKANI, LUIZA GEGA: JETOJ AKOMA NË SHTËPI ME QERA

KAON

Luiza Gega u shpall për herë të 6 rradhazi kampione e Ballkanit, në Stamboll të Turqisë pak ditë më parë.

E ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News, Gega ka treguar se pavarësisht sukseseve që i ka sjell Shqipërisë, ajo ende nuk ka marrë ndonjë shpërblim nga shteti, dhe se akoma jeton në shtëpi me qera.

‘Ky është realiteti për fat të keq në Shqipëri, por që pasioni siç duket i mund të gjitha dhe bën që unë për herë të gjashtë radhazi të jem kampione Ballkani. Ky është një sukses sidomos për atletikën shqiptare sepse kurrë nuk ka pasur një atlet që të shkoj dhe të mbrojë titullin për 6 herë radhazi. Tani njihem si Luiza që ka ardhur të ruaj titullin dhe jo kush do të fitojë garën-perfundon atletja Gega.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?