Dritan Dema merr çmimin si aktivist i shkëlqyer në mbrojtje të vlerave shqiptare
Nga Artan Lleshi.
Miq dhe dashamires,
Po mbushet viti kur Instituti Nderkombetar per Mbrojtjen e Kultures i akordoi nje cmim Z.Dritan Dema si aktivist i shkelqyer ne mbrojtje te vlerave shqiptare dhe me motive per sherbim te palodhur ne mbrojtjen e Te Drejtave te Njeriut dhe ne zbardhjen e krimeve te diktatures.
Vitin e shkuar kam deklaruar krenarine time per kete intelektual te permasave te kohes dhe sot ndiehem gjithashtu me shume se krenar kur shikoj se njeri prej nesh , nje i ri ; i formuar ne shume cepe te dijes, komunikes dhe i perpikte ne gjerat qe sjell ne publik ndeshet vazhdimisht me kohen dhe virtytet e kohes se sotme dhe gjindet gjithmone ne krah te Dinjitetit te te Perndjekurve Politike, te Pronareve Legjitime, gjendet ne krah te te drejtave te Diaspores dhe ne krah te Konventes Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut.
Mos’heshtja e Dritanit eshte tregues se e ka merituar kete cmim.Dritan! Jam vertet krenar per vlerat tua.Zoti dhe Perendia i dhashte vendit tone sa me shum djem e vajza te ktyre permasave qe Ardhmeria e Kombit tone te trokase me e begate.