Ndocaj tallet keqazi dhe ironizon kryeministrin: Rama, si “Mark Brunga i paftuar”! VIDEO
Ka zgjedhur një figurë anekdotike të zonës së tij, ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj, për të ironizuar kryeministrin Rama në pjesëmarrjen e samitit të NAtO-s. Në shënimin e publikuar në profilin facebook, z. Ndocaj ka kujtuar për ndjekësit e shumtë se e kishte paralajmëruar kohë më parë përmes një videokonference dështimin e Ramës në negociatat me BE-në, pasi kancelaritë europiane nuk mund të bashkëpunojnë me një qeveri narkotrafikantësh.
“Kaubojsi” përmes publikimit të tij, ka vënë në dukje injorimin që i bënë kryeministrit shqiptar përfaqeësuesit e vendeve pjesëmarrëse në këtë samit, duke e trajtuar si personazhin lokal anekdotik Mark Brunga, i cili shkonte nëëpr dasma dhe festa i paftuar dhe trajtohej i injoruar veç duke e ushqyer.
Ja publikimi i plotë i ish-deputetit:
Para 2 muajsh iu kam thënë në një videokonferencë timen në facebook, se qeverinë e hashashit dhe kryeministrin narkotrafikant Edi Rama nuk e qas asnjë kancelari europiane, sepse është qeveri mafioze dhe komuniste e zhytur në korrupsion. Rama është aleat me sulltanin e me serbin, ato po shkatërrojnë Shqipërinë. Sot, asnjë homolog nuk e takoi, as nuk ia vari fare gjatë takimit të NATO-s duke e injoruar komplet. Aleanca me Erdoganin e Vuçiç janë duke e bllokuar për integrimin e Shqipërisë në BE. /Poligon-al/
https://www.facebook.com/opozitacom/videos/1030627987100314/?t=3