Mbyllet autostrada Tiranë-Durrës. Vasili: Po 10 mln turistët si kaçakë nga malet do kalojnë?

Aktualitet

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, është i pari nga politika që reagon për mbylljen e autostradës Tiranë-Durrës. Përmes një postimi në facebook, Vasili me ironi pyet se ku do kalojnë 10 milion turistët që do të vijnë në Shqipëri këtë vit.

”Thonë që priten 10 milion turistë në Shqipëri këtë vit. Autostradën Tiranë-Durrës e mbyllën këta “strategët” e turizmit pikërisht në startin e sezonit turistik. E padëgjuar kjo bëmë e fundit e këtyre. Po këta 10 milion turistët nga do ti bien për të dalë në det. Nga kodrat e nga malet i bie, se rrugë tjetër nuk ka”,-shkruan kreu i grupit parlamentar i LSI-së.

Në statusin e kësaj të hëne, Vasili tregon se si humbasin bizneset paratë, dhe se ekonominë kombëtare këto punë të qeverisë po e dëmtojnë. ”Fol kryeministër fol se e bëre edhe Shvejkun që të harrohet. Vërtet kryeministër s’ke asnjë faj se ty s’të duhet gjë për çfarë flet vetë”./ koha jone/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?