“Rrugës për tek venat e mia”- Poezi nga Anjeza Duro
Dhe nuk e zbutëm dot kalin e bardhë
Turfullimin nuk ia shtruam dot ndër damarë
Sa i ngushtë duket gjoksi para vrapit të tij
Patkonjtë asnjëherë si një ditë më parë
As kur përplasim portat brenda heshtjeve tona
Zemër-etur për distancat prehëse të vetmisë;
Pas mijëra kilometrash harrese
Cdo fllad lëngon sërish për atë krifë
As netëve
Kur hëna e plotë
Prej vapes përton të pulitë sytë
Dhe gjinkallat trullosur piskamin mbi dritare
Fusha mes nesh nuk ra në qetësi
Mbytur prej së largu hingëllimës
Ende kercet në heshtje
I egri
Troku i pashtruar I tij
©Anjeza Duro Toronto January 2012

Ne boten time te ujshme
Zambaket celin bardhesisht cepit te syrit
Aty ku njerezimi mbledh stuhit
Ne pika loti
Dhe meson tejposhte t’i rrokul
Ne boten time te ajrit
Pellumbat shtrijne krahet
Deri tek me e zbehta rreze e d
Per te vetmin shtegetim te tyr
Ate drejt qiellit
Ne boten time te zjarrit
Kam vetem nje shpirt
Qe digjet ndane vatres
Se kesaj gjenerate pa flatra
Dhe Aferditen
Qe nder buze
Mban portat e parajses
Ne boten time gjen gjithcka
Mungesen e tokes te paren.
©Anjeza Duro Toronto, December 2011

Zhvishem ndane se njejtes peme
Ku mjerisht vesha turpin mijer
Dhe ruaj vec gjethen mbi seksi
Jam krejt une!
Rete vazhdojne te kullojne gjak nder vijat e fatit
Coroditur prej dehjes dhe orgj
Me ate diell qe lind i pafaj p
Per t’u shkrumbuar me pas nder thonj te shumuar,
Mes shekujsht te ngrire,
Ne hi
Si atehere,
Ndjej pyetjet
Te shkrijne heshtjen
Nen gjuhe!
Qiejt e syrit hapen lart,
Tek AI.
Virgjerisht pikon Fjala tek une!
©Anjeza Duro Toronto January 2012

Ti rreshqet brenda meje me urine
E rrenjes per thellesine e nxehte te tokes
Pa harruar asnjehere
Perskuqjen tende te zjarrte
Shtrenguar unaze prej henes se thyer
Ne njemije plotesite e saj
Rreth bebes te syrit tend blu
Pa u kujtuar kurre t’u kerkosh ndjese
Dallgeve te detit
Qe permbledh egersisht ne baticen tende
Ngritjes se saj turfulluese
Deri ketu
E kur terhiqesh ne mengjez
Vale e tulatur, lepijshem tatepjete shkembit,
Asnjehere nuk harron te ujitesh
Orkidet qe ke mbjelle reflektimit te nates
Mbi vesen e gjoksit tim
Ne oazet qumeshtore te dunave te mia
Te zhvirgjerosh deri ne peshperitjen e fundit
Lutjen e brishte te etjes sate,
Pakthim
© Anjeza Duro Toronto, December 5, 2011

Te pelqen
Te me ndezesh
Si qirinjte mbi komo
Me diejte qe mban mes qerpikesh,
Te lesh pergjysem
Shkendijash
Tik-takun e rremujshem te zemres
Tek ngjitesh Zenit
Per t’i shpetuar asaj dhe ajrit
Ne tokesine e tyre,
Per t’u etur kraterit tim
Perpara se te ri-ikesh.
Pak me lart,
Asgje nuk me kujton me
Ekzistencen time.
Toka hesht.
Atje ku takohen parajsa dhe ferri
Mbeshtes koken mes puplash.
Ti djeg,
Oh sa djeg!
Ndaj me pelqen
Te buzeqesh kur me sheh
Tek floket heshtaz rreshqas mes gishtash
E nen veshtrimin tend drite-hije
Kurverueshem
Engjellueshem
Filloj t’i kreh…
Ndaj dritherohem
Te jem aq lart,
Fare prane Zenit tend,
Nje frymedhenie larg Jetes,
Nese
Kapricot e kohes me ushqejne
Ate cast
Me pakez
Fare pakez fat..!
©Anjeza Duro Toronto October 2011
ZEUSI IM
Me pervelo pra,
Zeusi im,
me ata sy depertues,
te embel.
Me ate trup gjithe muskuj
me bej shkrumb,
ndizme zjarre
qe vershojne ne cdo vene,
lepijne cdo pike gjaku,
dhe lumturisht,
prej ledhatimit tend,
rilindin mijera diej
ne qelizen e perflakur.
Me ler te shkoj ngadale gishtat e mia
mbi keta krahe te forte
qe mbeshtjellin belin tim,
Mbi gjoksin mashkullor,
ku syri im kerkon te prehet
– per te lindur Enderrimin
rreshqitshem,
marramendshem,
ethshem –
dhe nenshtrimi mrekullon me teper se liria.
Aroma e lekures sate,
shpirt, me jep uri!!!
Me intrigon
ne darke puthjesh,
perpelitjesh,
braktisje,
ne ngopje skllaveruese,,,
Papermbajtshem me derdh,
ne ujevara
qe prehjen kerkojne ne afshin tend,
teksa zbret mbi buzet e mia te lengshme,
per te shuar etjen e eger,
te brishte,
endacake,
te pafre…
[email protected] Anjeza Duro. All rights reserved. (:)
Si nje tigreshe ne oren e urise
Shkelmoj durimin rreth meje,
Etja ime ka nevoje te shkoje atje.
Turfulloj,
Era e gjakut me ndjell ngultas
rruges per tek venat e mia.
Atje ku minutat,
te vogla,
te brishta,
flirtojne
me lozonjare se kurre…
Atje,
ku sekondat,
me ikanake se kurre
perkedhelen,
perpeliten ne epsh me jeten,
e mes renkimesh te buta
shkrihen,
per t’i ngjizur flake perjetesise.
Dal jashte,
shoh diell,
mbushem me ajer mengjesi
E lehte,
gjithnje e me e lehte,
ajrore,
. . .
Ahhhh!
Me pelqeka mbi trupin tim,
kjo arome sperme e kohes!

