Rama sulmon Spiropalin: Shkarko kryetarët e PS-së

Aktualitet

Gjate zhvillimit te asamblese socialiste, Rama ka qene mjaft i ashper edhe me Spiropalin si koordinatore e bashkqeverisjes.

Ja si iu drejtua Rama gjate fjales se tij, Spiropalit:

”Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes dhe prisja të thoshte cilët kryetarë duhen shkarkuar sot dhe jo nesër, për faktin që nuk duan tia dijnë fare se bashkëqeverisjen me një instrument që është konkret, platformën e bashkëqeverisjes online, ta vërë në dispozicion të të gjithë njerëzve që rinë rrugëve për të kapur deputet, miq, kushërinj e shok që të marrë një hipotekë. Si mundet që sot, pas 6 muajsh ne të kemi ende bashki ku kryetarët e partisë ende nuk e kanë marrë vesh se çfarë duhet të bëjnë. Deputetët nuk janë zyra pune, dhe nuk janë as në mundësinë dhe as në përgjegjësinë të marrin për dore çdo njeri që do të futet në punë dhe ta çojë në punë, sepse kjo është e pamundur. Kryetari i partisë nuk i ka dhënë njeri detyrën të merret me punësime. Ka kryetar partie që e bëjnë, duhet shkarkuar. Nuk i ka dhënë njeri detyrën të bëjë ndërmjetësime, dhe lëre më pastaj për të rregulluar vëllezërit, motrat e gjithë farefisin, duhen shkarkuar”,-tha Rama.

Në fund, Rama shprehu besimin se Elisa do të bëjë punën siç duhet. ”Elisa nuk e bëri këtë se nuk ka bërë detyrën si duhet, dhe unë shpresoj që ta bëj”, tha Rama.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments