Nga Skerdjan Dhuli/ Po pse o Majlindë?
Majlinda Bregu sot na dha lajmin e fitores se saj ne nje pozicion ne KE.
Si demokrat qe e kam mbeshtetur edhe atehere kur socialistet e Ditmirit e akuzonin per lidhje me organizatat kriminale italiane si “Sacra Corona Unita”, ndihem i detyruar ta falenderoj.
Po si nuk e gjete nje rresht per shtepine qe te rriti ?
Si nuk e gjete nje fjale per partine qe te mori nga spikere lajmesh e te beri Ministren me te perkedhelur te saj ?
Si nuk e gjete nje fraze per ata demokratet e njesise 11 qe te bene deputete dy a tre here ?
Si nuk gjete nje moment mirenjohje brenda shpirtit tend per ata mijera njerez qe punuan per ty qe ti te ishe ketu ku je sot ?
Si nuk e gjete nje fjale per te falenderuar ate, burrin qe te solli ne PD me pantallona xhins dhe ike me Jaguar 100 mije € ?
Po mire me qe jemi te keqinj, po edhe Sali Berisha eshte i tille per ty ?
Deri ne 2005 shoket e vetem ishin kameramani dhe grimierja e lajmeve te RTSH. Sot fale ndesh ke bredhe boten, me luksij qe ta ofruam ne…ajo partia qe sgjete nje rresht per te sot.
Dhe mbi te gjitha, faleminderit qe falenderove cunin e Sul Bushatit.
Ketu ja u qetesove shpirtin te gjithe demokrateve.
Prej sot, ta kemi fale lidhjen me Edi Ramen.

