Aktualitet

Avokati/ Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës

I pyetur mbi lajmet e përhapura në lidhje me një urdhër arresti të mundshëm ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Sokol Hazizaj, avokati i Llallës është shprehur  se “unë nuk di ç’të them për lajmet që dalin”.

“Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës”, është shprehur më tej Hazizaj për tesheshi.com. ‘’Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”.

Deklarimi i Sokol Hazizajt është deklarimi i parë zyrtar i përfaqësuesit ligjor të ish-Kryeprokurorit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?