Përse Arta Marku, për cështjen e pronave nuk arreston Dakon, Gjikën, Sejdinin. Veliajn?

Aktualitet

Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës është shoqëruar me shumë hamendësime e pikëpyetje.

Së pari; ndalimi i Fran Frrokajt është arrestim politik apo pas tij fshihet diçka tjetër?

Së dyti, a ka një skenar nga qeveria për të goditur vetëm kundërshtarët politikë?

Së treti; përse Arta Marku nuk vë në lëvizje dosjet e korrupsionit të ministrave, Tahiri, Beqaj, Ahmetaj, Gjiknuri por godet vetëm kundërshtarët politikë?

Së katërti, përse Arta Marku, për cështjen e pronave në bregdet apo korrupsion në menaxhimin e bashkive, nuk godet paralelisht Vangjush Dakon në Durrës, Shpëtim Gjikën në Vlorë, Qazim Sejdinin në Elbasan, Erjon Veliajn në Tiranë tjerë.

Së pesti, mos vallë Rama kërkon ta shesë këtë gjueti shtrigash në Bruksel si luftë kundër “peshqëve të mëdhenj”?

Së gjashti, mos vallë Rama po përgatitet që edhe në bregetin e veriut, Lezhë e Shkodër, të fusë ata që i shërbyen duke blerë vota dhe kërcënuar votuesit në veri dhe të zhvendosë pronarët e zotëruesit e ligjshëm të pronave në bregdetin verior?

Së fundmi, dhe që përflitet shumë në Lezhë por mbi të gjitha mes socialistëve në Tiranë, a mos përgatitet Rama të vendosë Pjerin Ndreu në krye të bashkisë së Lezhës për të kontrolluar edhe këtë bashki dhe përgatitur raprezaljet për zgjedhjet e 2021? Me synimin për të vënë nën kontroll edhe këtë zonë bregdetare të veriut?

Syri.net/ 18 mars 2018