Aktualitet

Habit prokurori i shkarkuar i Durrësit: Kështu e kanë këto punë

Prokuroja  provizore, Arta Marku, kërkoi dje dorëheqjen e Agron Gjanës nga drejtimi i prokurorisë së Durrësit, por ky i fundit nuk ka pranuar. Mbetet e paqartë arsyeja e kërkesës për dorëheqjen e Gjanës. Emri i këtij prokurori ka qenë në fokus të medias edhe disa vite më parë.

Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Në prill të vitit 2016, ambasada amerikane sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë sepse ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri.

Por ajo që ka habitur të gjithe ishte prezantimi ne ditën e sotme të Prokurores së komanduar, ku prezent ishte dhe vetë prokurori Gjana i cili një ditë më parë pati refuzuar dorëheqjen.

Burime për “Sprint.al”  bëjnë me dije se pas prezantimit të prokurores së re, Gjana është shprehur duke qeshur se” Kështu e kanë këto punë”. Nuk dihen arsyet se pse Gjana ndërrmori këtë kthesë kaq të papritur në vendimin e tij.

SPRINT.AL

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?