Ermal Meta ndërpret koncertin për të ndihmuar fansen e sëmurë

Stil/Jetë

Kantautori me origjinë shqiptare gjatë koncertit të tij në Peskara ka ndërprerë këngën pasi një vajzë e re mes fansave është ndjerë keq. Meta ndërpreu koncertin deri sa u sigurua se vajza kishte marrë ndihmën e duhur dhe ndihej më mirë.

Për të mbyllur vitin në mënyrën më të mirë, Ermal Meta, ka shënuar një rekord, për ndërrimin e viteve ka mbajtur tre koncerte në 24 orë. Pasi ka marrë pjesë në Konceritn e “Kanale 5” nga Bolonja është zhvendosur në Firenze për të pritur në 2018 dhe në 1 janar ka mbajtur koncertin e tij në Pescara.

Pas koncerteve të Vitit të Ri, artisti me origjinë shqiptare do të angazhohet në pjesëmarrjen e tij të tretë në Festivalin e Sanremos. Këtë vit do shfaqet me një bashkëpunim me Fabrizio Moro. Ndërkaq, më 9 shkurt do publikojë edhe albumin e tij të ri.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?