Itali/ 4 shqiptarë kthehen në heronj në Itali. Ja historia
Më 8 Dhjetor, 67-vjeçari italian Loreno Casini udhëtonte me makinë në Via di Chiazzano dhe për shkak të motit të keq humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës. Këto të fundit u përkulën dhe automjeti ra brenda kanalit.
“U përpoqa të hapja derën, por ajo ishte bllokuar”, tregon i moshuari për mediat italiane.
Në atë moment, aty pranë kalon një makinë me të cilën udhëtonin 4 shqiptarë. Ata dëgjuan britmat e 67-vjeçarit që ishte bllokuar brenda makinës “Fiat Punto”.

Makina e përfunduar në kanalin me ujë
“Ata më thanë të hapja derën, por nuk mund të bëja më shumë se aq. Njëri prej tyre bërtiti ‘shkojmë ta shpëtojmë’. Njëri hapi derën e makinës, ndërkohë dikush tjetër më hodhi rripin dhe më tha që ta kapja. Ndërsa dy personat e tjerë mbanin barrierën anësore të rrugës që kishte rënë”, thotë Loreno Casini.
Shqiptarët e tërhoqën atë me litar dhe me sukses e nxorën nga makina. 67-vjeçari kishte thyer një brinjë, por nuk kishte asgjë tjetër serioze.
“Nuk kuptova asgjë në atë moment. Nuk e di as nëse i falënderova. Zjarrfikësit u kthyen mëngjesin e së nesërmes për të nxjerrë makinën nga kanali. Ishte shkatërruar, por kjo nuk ka rëndësi”, shprehet italiani.

Kjo është jarrfikësja duke nxjerrë mjetin nga kanali.
Emrat e 4 shqiptarëve heronj nuk i ka treguar, por thotë se gjithçka do të kishte përfunduar në tragjedi po të mos ishte për ta.
Ditën kur ndodhi aksidenti i rëndë, 67-vjeçari festonte ditëlindjen e tij. Bashkëshortja e Lorenos, zonja Giovanna i konsideron 4 shqiptarët “engjëj të zbritur nga qielli”.

Në foto: I moshuari italian, Lorenzo dhe gruaja e tij, Giovanna!
