SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Nga Elida Murati/ Krijohemi nga hiçi e në fund rikthehemi tek hiçi

Jeta jone eshte nje labirinth i cili ne fund ka driten e botes tjeter. E nisim jeten duke qare kur vijme ne kete bote e prape ne fund te tjeret qajne per ne. Krijohemi nga hici e ne fund rikthehemi tek hici. Ne kete bote e vetmja gje qe kemi ne dore eshte ta jetojm jeten si diten e fundit. Cdo dite degjojme qe shume njerez vdesin dhe kjo gje sa vjen dhe shtohet. Gjithashtu degjojme arsye te ndryshme nga se ka ndodhur vdekja.
Qenia njerezore eshte e cuditshme kur i kemi njerzite gjalle komunikojm shume rralle i takojme shume rralle, ndersa kur marrim vesh se ju ka ndodhur dicka prekemi dhe ju qendrojme afer. E keqja me e madhe qe ne i bejm njeri tjetrit eshte largesia. Duke komunikuar pak dhe tani duke komunikuar nepermjet rrjeteve sociale ne largohemi sa me shume i bejm njerzit te vuajne te ndjejn mungese te madhe ngrohtesie dhe dashurie. Shkaku me i madhe i vdekjeve eshte stresi dhe mungesa e dashurise qofte nga te afermite shoqeria apo njeriu i zemres.
Nje raste shume i aferte eshte vdekja e ish banores te Big Brodherit sot. Zonjusha vdiq ne nje mosh te re dhe nga zemra, duke njohur ambientin se ku ne jetojm mendoj se stresi, ngarkesa e punes, mentaliteti i njerzve dhe mbi te gjitha pyetja e gjithe secilit nga neve sesi do e kaloj muajin me ato pak para qe paguhet. Degjojme gjithmone qe duhet te jemi te qete te mendojme pozitivisht, por ketu tek ne te gjithe kane stres dhe ne fund perfundojne te semure e ne shume raste deri ne vdekje. Pse duhet te jemi kaq te shtirur dhe mos ti duam njerzite kur i kemi afer por te qajm e te ndjejm mungesen e tyre kur ata vdesin. Njerez te dashur duhet te jemi me pak egoiste e te ndalojme nje moment e te mendojme qe nga toka kemi ardhur dhe tek ajo do te rikthehemi prape.
Duhet te shperndajme sa me shume dashuri e ngrohtesi shpeshhere nje miremengjes, nje ckemi dhe nje naten e mire do te thote shume per dike e ti jap force e nje arsye qe neser te zgjohet pozitiv dhe mbi te gjitha me mendimin qe dikush kujdeset dhe mendon per ate. Sa me shume dashuri do ishte ilaci me i mire per te gjithe ne.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?