Aktualitet

U gjobit nga tatimorët/ Mesazhi për kryeministrin i biznesmenit i cili ka 10 ditë që ka hapur biznesin

Prej datës 1 tetor kudo nëpër Shqipëri ka ‘zbarkuar’ një task forcë e cila po mbikqyrë bizneset, duke gjobitur cdo shkelje apo procedurë që nuk ju duket normale, brenda kushteve ligjore.

Të shumta janë shqetësimet nga bizneset.

Një mesazh në lidhje me këtë procedur ka publikuar një biznesmen i cili është gjobitur 10 ditë pas hapjes së biznesit të tij.

Ja se cfarë shkruan  Erion Gjergji, personi që u gjobit me 500 mijë lekë nga tatimorët:

 

UNE GJOBEN DO E PAGUAJ, POR EKIPI JUAJ PO GODET BIZNESIN E RI!

Z Kryeminister ne terren realiteti eshte shume ndryshe nga se ju na servirni nga ekrani! Personalisht kam dy jave qe hapa nje biznes te vogel dhe ligjet dhe vendimet e shtetit po me orientojne drejt falimentit! Pse?
Kam jetuar 20-vjet jashte Shqiperise dhe jam rikthyer, por asgjekundi nuk te ofrohet asnje informacion per detyrimet qe ka nje biznes! Sot ne mengjes ora 9:00 marr dike per ta punesur por duhet te provoja nese me ben punen (cdo gje veretohet lehtesisht nga kamerat e sigurise). Ne oren 10:00 mberrin ispektoriati tatimeve dhe vendosin gjove 50.000 mije leke! Cilat jane lehtesirat dhe interpretimi i ligjeve per investitoret? Ne shtetin ku kam jetuar 6 muajt e pare, shteti i ndihmon bizneset e reja, ketu shteti te con drejt falimentimit! A eshte normale qe nje biznes i vogel qe ka 10 dite qe eshte hapur te mos informohet per detyrimet ligjore ( marja ne prove). Çdo punonjes u dashka regjistruar dhe pas dy oresh cregjistru nese ste ben pune! Me cilen llogjike keni versulur punonjesit tuaj drejt bizneseve te vogla? A nuk do ishte me e drejt perpara se te leshoni taskforcat brejt bizneseve te reja te leshoni informatoret qe te sigurojne se biznesi ka informacionin e duhur per detyrimet dhe me pas te leshoni taskforcen per te kontrolluar nese jane apo sjane te rregull?. Une gjoben do e paguaj por ekipi juaj po godet bizneset e reja! S’besoj se ju intereson falimenti dhe goditja e biznesit te ri (10 ditor). Jepini mundesi suksesi biznesit te vogel, ju lutem! Na ndihmoni ne emigranteve qe leme vendet ku jemi dhe kthehemi per te bere dicka ne vendin tone. Ne kemi nevoje per ndihmen ligjore te shtetit dhe te na ndihmoje ne hapat e para dhe jo te na veri shkelmin ne gryke duke na shkaterruar pa e hapur mire biznesin. A nuk do mjaftonte nje verejtje apo keshille nga ana e inspektoreve tatimore duke e pare edhe vete se ky biznes kishte vetem 10 dite aktivitet, por direkt gjobe e majme?! Keshtu i jepet krah biznesit te vogel qe ne mundohemi te ngrejme per te mbajtur familjet tona?!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?