Fjalim brilant në Parlament i vajzës nga Mirdita/ Video
Përfaqësues të ndryshëm të strukturave shtetërore, por edhe të organizatave lokale të shoqërisë civile kanë paraqitur përmes fjalimeve në sallën e Parlamentit, problematikat me të cilat përballen fshatrat dhe zonat rurale shqiptare.
Por fjalimi që ka ngjallur më shumë emocione në këtë seancë ishte ai i Rigerta Lokut, vajzës nga Mirdita. E diplomuar në “La Sapienza” në Itali, në pamundësi punësimi në vend, ka gjetur si mundësi vetëpunësimi hapjen dhe manaxhimin e një ferme dhish në Mirditë.
Gjatë fjalimit të saj në podiumin e Parlamentit, ajo ka evidentuar jo vetëm sfidat me të cilat përballen fermerët shqiptarë por edhe nevojat që ka fshati.
Ja çfarë tha sot në Kuvendin e Shqipërisë kjo vajzë që i la me gojën hapur të pranishmit në sallë: