Aktualitet

Veliaj: Brenda 5 vitesh ujërat e zeza s’do të derdhen më në Lanë

Erion Veliaj, prezantoi para arkitektëve dhe urbanistëve pjesëmarrës disa nga projektet më të rëndësishme që do të realizohen në kryeqytetin shqiptar.

VeliajPas Pallatit të Kulturës do të ndërtohet stacioni i autobusëve, ku do të jenë të përqendruara në një pikë të vetme të gjitha stacionet që aktualisht janë vendosur rreth zonës së Unazës së Vogël.”Pas Pallatit të Kulturës do të vazhdojmë me stacionin e autobusëve, si një stacion autobusësh që eliminon gjithë stacionet rreth Unazës së Vogël, duke i sjellë në një pikë të vetme. Këtë vit shtuam flotën në mbi 300 autobusë të rinj për gjithë Tiranën dhe aktualisht kemi 25 linja.

Sa i përket zhvillimit të një plani rregullues për Lumin e Lanës, kryebashkiaku  sqaroi se aktualisht ka nisur puna për hartimin e një projekti në bashkëpunim dhe me qeverinë japoneze për të eliminuar derdhjen e ujërave të zeza.

VeliajJemi duke bërë një projekt me qeverinë japoneze, e cila vendos të gjithë kanalizimet e zeza në një kolektor që i shmang nga derdhja në Lanë. Në një farë mënyre, Lana ishte kthyer në kolektorin natyral të Tiranës.

Pjesë e planit të përgjithshëm vendor është ndërtimi i Pyllit Orbital, që sikurse tha kryebashkiaku Veliaj, synon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja deri në vitin 2030.

Veliaj:  Pylli Orbital është plan shumë ambicioz. Do fillojmë këtë dimër dhe do të duhet që çdo vit të mbjellim rreth 100 mijë pemë, që të mbajmë këtë ritëm deri në 2030.

Kryebashkiaku i Tiranës zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Çikago, me të cilët bisedoi rreth transformimit që ka pësuar Tirana gjatë këtyre dy viteve, si dhe mundësinë e bashkëpunimit dhe rritjes së kontributit të emigrantëve shqiptarë në ekonominë shqiptare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania