Nga Bislim Ahmetaj/ ‘Arratisja’ e Agim Hushit nuk i prish kurrfar punë Shqiperisë

Aktualitet Te tjera

“Arratisja” e tenorit Agim Hushi nuk i prish kurrfare pune Shqiperise, pasi zeri i tij ne cdo skene te botes ku do kendoj do te kumboj shqip dhe vetem shqip njelloj si i Ermonela Jahos, Inva Mules e dhjetra artisteve me fame qe Shqiperine e kane thjeshte malle dhe vendlindje. Humbja tragjike qe po peson Atdheu yne per dite dhe per nate eshte ikja e mijera te rinjeve, fati i te cileve ne 90% te rasteve eshte i parashkruar. Duke qene pa asnje dokument , ata s’kane te drejte pune, s’kane te drejte te kene nje banese-adrese legale.Nuk gezojne kurrfare mbrojtje humane dhe sociale. I vetmi vend pune per ta eshte rruga, e vetmja adrese e tyre eshte rruga. Aty ku shitet droga e prodhuar me tonelata ne vendin e tyre, aty ku trafikohen vajzat e ardhura prej vendit te tyre, aty ku shiten arme e sende te vjedhura neper shtepite e vendasve.I vetmi institucion qe interesohet per ta eshte policia. Ata jane kontigjente krimi neper rruget e Europes jo per fajin e tyre por per fajin e qeverise shqiptare qe ju ka prere cdo lloj shprese dhe mundesie per te jetuar ne vendin e tyre apo per te migruar ne rruge zyrtare ne vendet te tjera. Ky po qe eshte trishtim i kobshem dhe fatkeqesisht i pariparueshem. Them i pariparueshem pasi i kemi shtjerrur pothuaj te gjitha mjetet legale per ta ndalur. Timonin ja dhane pikerisht atij qe i urren shtetasit e tij. Atij qe i talle dhe i shperfille qytetaret e vendit te vet. Atij qe per kulete dhe per pushtet shet trupin dhe familjen e vet.
Ky eshte udhekryqi ku e kemi ngujuar vetveten.
S’eshte kurrfare problemi ikja e Agim Hushit. Zvicres i ka ikur Albert Aijnshtajni dhe qysh prej asaj kohe vec ka ardhe duke u forcuar ekonomikisht e politikisht. Raste te ngjashme “ikjesh” ka pafund ne cdo cep planetit. Por ne po na iken gjaku dhe vendit po i mbeten kockat e kalcifikuara. Po ikin te rinjte dhe po mbeten ne vend pensionistet dhe zyrtaret e shtetit te blere me vota droge. Askush nuk do te cuditet kur ne zgjedhjet e ardheshme te votojne vetem 650 mije pensionistet dhe timonieri te mos kete me 74 vota por 90% te parlamentit. Situata eshte dramatike opoziten e ka marre ne dore nje parti qe mori me pak se 1% te votave, nje ish shok i timonjerit i inatosur me te per ceshtje aferash. Edhe nje njeri i vetem qe deri para pak kohe therriste per revolucion ka ra “squt” dhe duket i kenaqur me nje mandat deputeti qe ja hodhi kryetari i planifikuar i opozites se djeshme, te sotshme dhe te projektuar per te ardhmen. Shpresa ka mbetur ne Zot dhe Zoti kte vere na ka rezervuar temperatura tejet te larta ,aq sa po na i djeg edhe ato pak pyje qe i kane shpetuar sopatave dhe motorsekave te zollumqareve. Shpresa dhe besimi jane ne arrest pa afat. Ata pak zera te lire qe i kane tepruar ketij vendi jane te zhgenjyer deri ne ashte nga mosmbeshtetja e publikut viktime dhe vikasin si qyqet ne rrem jo per me zgjidhe gja, por thjeshte me tregue qe vec kur ta djegni edhe rremin prej ku kukasin kane me e ndale kukamen.