Ekzekutohet me 3 plumba poshtë ballkonit të shtëpisë, identifikohet shqiptari. Video
Mediat kanë zbuluar edhe emrin e viktimës. Mëngjesin esotëm poshtë shtëpisë ku banonte në rrugën “Galvani” në Terni, Demir Hyseni është qëlluar me 3 plumba duke humbur jetën.
Hyseni ishte murator dhe jetonte me gruan dhe vajzën në një apartament në katin e dytë. Pak minuta para se ora të shënonte 7 e mëngjesit, ashtu si çdo ditë, shqiptari zbriti nga shtëpia për të shkuar në punë, në një firmë në zonën e Stroncones.
Hipi në makinën e tij “Volkswagen Touran” dhe tjetri i është afruar. Sherr e të shtëna mes tyre e më pas vrasja. Kjo është ajo që kanë përshkruar dëshmitarët.
Për sa i përket autorit ata e kanë skicuar, një burrë i shëndoshë me lëkurë të bardhë dhe flokë të errëta, i veshur me një këmishë blu. Sipas tyre, vrasësi nxori një pistoletë gjysmë automatike me kalibër 7.65 dhe ka qëlluar ndaj shqiptarit.
Të parët që shkuan pranë 49-vjeçarit, që shtrihej në mes të rrugës, ishin gruaja dhe vajza, në krahët e të cilave, shqiptari dha shpirt. Policia njofton e ka gjetur armen e krimit në një kosh mbeturinash, pak larg vendit te ngjarjes.
Transportimi i trupit nga mjeket e urgjences
Makina e shqiptarit, Demir Hyseni
Policia ne vendin e ngjarjes