Poezi

Anita Hoxha/ Poezi

TE PYES

Munduar mallit për ty s`di c`të flas
Duket se stinë pa fund kan kaluar
Viteve heshtur tani i kthehem pas
S`më vjen asnjë mesazh i shkruar

S`di kur të kthehesh do jem më ketu
Sytë dritareve do ti ngresh lart si dikur
Do jem ajo rrezja e diellit që feksi syve tu
Apo dashurisë i ngritëm harresën si mur

Anita Hoxha

Fotografia e Anita Hoxha
MUZGUT

Muzgut të shuhen fjalët që s’ti thash
Netëve gjithë c’ndjeva viteve për ty
Një jetë do lutesha për atë c`ka pashë
Mos t’thahej loti që dikur flinte në sy

Anita Hoxha

Fotografia e Anita Hoxha

DRITE

Kjo degëz bajame s`më le të shoh
Fshatin e shtëpitë e tij rreth e qark
Vetëm ca vajza të bukura që i njoh
Ca dallandyshe që udhën morën larg

Kjo degëz bajame që vyshket ngadalë
Dritaren tënde ma ka zënë kjo për dreq
Trupit të saj gjysëm zhveshuri i flas ca fjalë
Puthjesh të lehta të fundit gjethe filloj i heq

Kjo degëz bajame prej shekujve mbetur
Vishet zhvishet stinëve në timin ballkon
Pranverës më ngjan si një vajzë e qeshur
E vjeshtës një pikë loti që zemrës i pikon

Anita Hoxha

Fotografia e Anita Hoxha
 LETRA E NENES

Lotë shoh shelgut të gjorë
Lotë në diell e sot s`bie shi
Përkëdheljet nga jotja dorë
I mungojn sa kohë s’vjen ti

Dallandyshet tej qiellit largë
Heshtur cërimat i lanë në të
Heshtur puthjet n’timin varg
Shelg: ai s’do t’kthehet më !

Anita Hoxha

Fotografia e Anita Hoxha

Kur ta lexosh këtë letër unë s’do t’jem më
Netëve të prita me dritë hëne shqetësuar
Lodhur vitesh s’mund ta shoh më as atë
Pleqëria biri im, dritën duket ma ka shuar

Je martuar më kanë thënë bir sa u gëzova
Një urim të shkruaja unë doja por s’munda
S’di shtëpinë e re kur e more a të mungova
A vallë vitesh zemrës tënde unë i humba

Ninullën tënde këndoj nëpër shtëpi me lot
E m’bëhet si dikur në krah foshnje të mbaj
Malli i nënës s’shuhet bir as në tjetrën botë
Dhe as kur shpirti im të hesht e qielli të qajë

Dhomën tënde se kam prekur e rregulluar
Drita fshhurazi hyn dritares cdo mëngjes
S’di si munde ndër vite nënën pa takuar
U plaka bir por pa të parë s’dua të vdes

Bir dërgoma atë shallin që të kam kërkuar
Se jam plakë e thellë shpirtit ndjej ftohtë
Biri im ti s’mund ta dish sa m’ke munguar
E vetme mes shtepisë unë t’pres më kot

Dëgjova si Australis së largët je pasuruar
Gëzimit për ty s’fjeta e gdhiva e pa gjumë
Bir mos e harro atë shall që t’kam kërkuar
Kur i vogel ishe ti nënën e doje aq shumë

Nga dhimbja yt atë iku s`të pa me sy o djalë
Një amanet më la ta them unë ty ndër sy
Shpesh fshatit rreth me këmbë i kishte dalë
Dhe përtej reve i bëhej sikur të shikonte ty

Nëna s’do t’mallkoj pse kurr ti s’e shikove
Pse ditët pleqerisë zvarriti vetëm pa njeri
Pse në aq vjet kurr si fole nuk e kërkove
Nëna shpirt atje larg do t’vijë, e t’flej tek ti

Kur ti lexosh këto fjalë unë s`do të jem më
Ndoshta ti do t’kthehesh te shtëpi e vjetër
Pemë të thara tjetër sdo gjesh ti më asgjë
Amanetet e dy prindërve lënë në një letër

Anita Hoxha

Fotografia e Anita Hoxha
BRISHTESI

Lotë shoh shelgut të gjorë
Lotë në diell e sot s`bie shi
Përkëdheljet nga jotja dorë
I mungojn sa kohë s’vjen ti

Dallandyshet tej qiellit largë
Heshtur cërimat i lanë në të
Heshtur puthjet n’timin varg
Shelg: ai s’do t’kthehet më !

Anita Hoxha

Fotografia e Anita Hoxha
 MALL VJESHTOR

Vargjet që shkruajta për të dy ne
Do ti lexoj kur ti larg të kesh ikur
Unë s`do të kem më zë të kthej atje
Zëri do jetë mekur e do t` jetë fikur

Vrapoja zbathur dhomave e qeshur
Pastaj strukesha cepit të shtratit
Këmbët e bardha gjysëm xhveshur
Si djalli të shtyja dhe ty drejt mëkatit

Doja t`më kujtoje si një e prapë fëmi
Sy të mëdhenj flokët lëshuara në mes
Ti i hutuar tymosje cigaren për cudi
Mjegullës vjeshtore humbe një mëngjes

Më thuaj si mund t` jetoja unë e qetë
Vargjet që kurrë s`arrita atherë ti lexoja
Vjeshta i rrëzoi parkut me të fundit fletë
Përkëdheljes së gjetheve nisa t`kërkoja

Fotografia e Anita Hoxha
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?