PS dhe Rama pret të ketë aq shumë vota, sa i duhet t’i porosisë komisioneret rilindas të mos vjedhin votat e të tjerëve.
Mes të tjerave, në porositë që i dha kandidatëve për deputetë dje, Rama citohet të ketë thënë nga Panorama:
“Komisionerët tanë duhet të jenë njerëz seriozë, të përgjegjshëm dhe të trajnuar mirë, që të mos kemi cenim të standardit zgjedhor. Nuk duam votat që nuk janë tonat”
Mosbesimi i Ramës ndaj komisionerëve është i vjetër, që pas zgjedhjeve të 2009, kur kërkonte hapjen e kutive, megjithëse procesverbalet ishin firmosur nga njerëzit e tij.
Në 18 qershor, porosia për komisionerët është që votat e partive të tjera të mos preken, nuk është e rastësishme. Ramës i duhet një parlament me sa më shumë zëra kundër, për të forcuar idenë që ai e përsërit me ngulm këto ditë se është liria që e krijon opozitën dhe jo opozita lirinë.