Çfarë lidhje ka me qeverinë, pronari i Audit ku u vra Ervin Dalipaj?

Aktualitet

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë të ditura të tjera sot. Duke folur në News24, gazetari Hoxha tha se i njëjti biznesmen që i kishte dhënë me qira makinën Ervin Dalipajt, më 17 prill i kishte ofruar qeverisë një makinë të blinduar për ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel gjatë vizitës në Tiranë.

“Personi që iu dha makinën viktimave është i njëjti që qeveria u mori dhe makinën e blinduar, me të cilën udhëtoi edhe ministri i Jashtëm gjerman gjatë vizitës së tij në Shqipëri”, deklaroi gazetari investigativ Artan Hoxha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?