Boksieri Anthony Joshus shemb në tapet Wladimir Klitschkon, por Deontay Wilder i ka kërkuar një “mega-ndeshje”.
Deontay Wilder, ka reaguar pas fitores së madhe të Anthony Joshus ndaj Wladimir Klitschkos, duke i ka kërkuar një “mega-ndeshje”.
Britaniku Joshua tregoi forcën e tij të vërtetë mbrëmë(e shtunë), ku mposhti legjendën e boksit Klitschko, dhe fitoi titullin kampion bote.
Megjithatë, është një boksier tjetër, Wilder, i cili nuk i ka frikën aspak asaj që pa nga Joshua dhe ka kërkuar nga ai një ndeshje të madhe, pasi ka thënë se e ka studiuar atë jashtë ringut.
Sipas mediumit të madh anglez Sky Sport, boksieri 31-vjeçar amerikan ka thënë se e mirëpret një luftë kamionësh me fituesin e titujve WBA, IBO dhe IBF, Joshua.
Wilder është kampion në fuqi i WBC-së
Amerikani i njohur si “The Bronze Bomber” apo “Bombarduesi i Bronzit” shkroi edhe në Twitter pas fitores së Joshua, duke i thënë londinezit që të mos ndjehet shumë rehat pas fitores ndaj Klitschkos.
“Gjithçka po shkon sipas planit. Shihemi Anthony Joshua. Mos ji shumë i rehatshëm. Më prit!”, ka shkruar Wilder në profilin e tij zyrtar në “Twitter”.
Ndryshe, “Bombarduesi i Bronzit” i takoi po ashtu kategorisë së rëndë, ku ka 38 ndeshje në karrierën e tij dhe nga to ka të gjitha fitore, ku 37 janë me KO.
