Rama: Problemi nuk janë koalicionet, por zgjedhjet e lira
Luan Rama, ka deklaruar sot se “problemi i madh në këtë vend janë zgjedhjet dhe detyrimi i madh që ka e gjithë klasa politike dhe mazhoranca për të realizuar zgjedhje sipas standardeve krahas përfshirjes së opozitës në zgjedhje.”
Gjatë një konference për shtyp, Rama nuk iu përgjigj pyetjes këmbëngulëse nëse LSI-ja do të bëjë koalicion parazgjedhor me PS në një kohë kur janë orët e fundit të afatit të regjistrimit, duke theksuar se rëndësi dhe prioritet ka vetëm që të realizohen zgjedhjet bashkë me opozitën.
“Problemi i madh në këtë vend janë zgjedhjet, – tha Rama , – dhe detyrimi i madh që ka e gjithë klasa politike dhe mazhoranca si e votuar nga sovrani për të qeverisur dhe realizuar zgjedhje sipas standardeve si dhe përfshirja e opozitës në zgjedhje, si një vlerë e një shoqërie të matur dhe të pjekur, për të realizuar më në fund, pas 27 vitesh – një sage problematike dhe shqetësuese me zgjedhje gjithnjë të kontestuara – zgjedhje sipas standardeve dhe transparente ku secili të ketë mundësi të konkurojë.
Ajo që mund të bëjë politika është t’i largohet marrëzisë dhe t’i referohemi përgjegjësisë për zgjedhje sipas standardeve të lira të ndershme dhe të barabarta ku të zgjedhin, jo vetëm të votojnë.L
SI ka apeluar dhe do të vazhdojë tëapelojë për të realizuar dialogun e mungur për zgjidhjen që të gjithë presin pas krijimit të bindjes që do të jenë të ndershme.
Qëndrimet e të huajve janë të vlefshme kur janë të balancuara dhe njëanshmëria nuk ndihmon.
Zgjidhja duhet të vijë nga dominimi i arsyes se zgjedhjet janë prioritare. Boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët shqiptarë marrëzitë politike dhe ka ardhur koha e përgjegjësisë.
LSI e ka bërë të qartë dhe ju mos prisni të them se interesi i LSI apo i koaliconit është më i rëndësishëm se interesi i Shqipërisë. Është me rëndësi ulja në tryezë në interes të qytetarëve shqiptarë.
Duke mirëkuptuar gjithë kërshërinë tuaj këmbëngulëse për të vënë në rend të parë koalicionin, një çështje që nuk mund të jetë në rend të parë, jua them se zgjedhjet janë të parat dhe ne jemi të angazhuar që politikanët të ngrihen në nivelin e përgjegjësive. Të tjerat në kohën e duhur.
Ju numëroni mbrapsht, unë numëroj parç orët, siç e ka bërë natyra të numërohen dhe në kohën e duhur do t’ua bëjmë të njohura të gjitha qëndrimet tona.
Pyetje: Për presidentin, a ka LSi ndonjë emër në bashkëpunim me koalicionin? A mund të ishte Nano një kandidaturë e mundshme?
Luan Rama: Nuk kam ç’ishtoj asnjë fjalë më shumë qëndrimit që ka mbajtur kryetari i LSI pas takimit me kryeministrin.