Nga Erald Shulla: Zgjohu rinia ime.
Rini, sot është, 2 Prilli!
-Zgjohu rinia ime. Sot eshte 2 prilli që 4 djem te mrekullueshem të Shkodres, në pranveren e vitit 1991 e instaluan me gjakun e tyre si diten e martirizimit, per te drejten themelore te njeriut, Lirine.
-Zgjohu sot rinia e vendit tim. Sepse 4 djemte Shkodran, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka i dhuruan vendit tone 26 vite me pare jeten e tyre per ta kthyer në nje gur kujtese që në çdo çast dhe në çdo periudhe te kujtohemi se rinia mund te ndal cdo diktature.
-Sot, ne rinia, duhet te zgjohemi dhe te bashkohemi mbi gurin e lirise se 2 prillit. Sepse sot realiteti eshte i dhimbshem si 26 vite me pare. Sot duhet te zgjohemi sepse vendin e drejtojne serish te njejtet diktator, xhelat e pasardhesit e tyre. Që me kodimin e emertimit “Rilindje”. Rilinden kohen e erret. Duhet te zgjohemi sot sepse ne karriget drejtuese te vendit duhet te jene te rinjte e shkolluar dhe jo xhelatet, duhet te zgjohemi sot sepse në karriget e parlamentit në vënd të rinise dhe ajkes jane ulur trafikantet, tutoret,perdhunuesit e mashtruesit. Duhet te zgjohemi sot per mos të mos iu nenshtruar diktatures moderne.
-Që ligji funksionon vetem per reformat arsimore dhe jo per kriminel dhe vrases qe nuk denohen dhe arrestohen. Duhet te zgjohemi sot, ne, rinia e vendit, per mos ta braktisur vendin e te shkojme kuturu si azilantë në vendet Europiane dhe Shqiperine t’ja leme si parajse te krimit diktatoreve te rinj. Të zgjohemi sot më 2 Prill e me nje veshtrim te thjeshtë të dallojme qarte ndarjet e kampeve poltike. Ne nje lider te arsimuar jashte vendit, që kerkon Republiken e Re. Te lire dhe demokratike. Në anen tjeter njerez me eksperienca kriminale e te pashkolluar gjekundi, me pasuri te vendosura ne menyra te jashteligjshmeme.
-Të zgjohemi Sot më 2 Prill, se neser veçse do shtojme kalvarin e vuajtjeve tona.
Erald Shulla.
Drejtues i Departamentit “Hartimi Politikave Rinore” në FRPD.
Total 5 Votes
0
5