“Merrini ato familje dhe ose ndërprisni çdo lloj punimi, ose ato të largohen prej aty, të shpronësohen!”-është shprehur sot Berisha në seancën e sotme parlamentare.
“Bankers Petrolium është një kompani e ardhur me kontratë të firmosur nga qeverisja socialiste,- tha Berisha, – kontratë që nga PD iu shtua neni që mungonte, kompania që gjatë gjithë periudhës ka qenë nga më kryesorët në Shqipëri me tatime nga 200 milionë euro në vit në tërësinë e vet; kompania që ka trefishuar dhe më shumë nxjerrjen e naftës në këtë vend : nga 820 mijë ton që ishte prodhimi i naftës, nafta arriti në 1 milionë e 200 ton.
Total 0 Votes
0
0