Politike

Nikoll Lesi: “PS nuk merr me shumë se 60 deputetë. Numrin 71 e shikon me dylbitë e LSI”

Në një shkrim në gazetën e tij, ai shkruan se Rama jo vetëm që nuk merr dot mbi 71 deputetë siç e nxjerrin mediat e tij, por me zor të madh mund të arrijë maksimumi deri te shifra 60-të. Sigurisht Lesi ndryshe nga “Topi” i Ramës nxiton që të tregojë me këto llogari siç thotë edhe vetë, se Rama numrin 71 mund ta shikojë vetëm me dylbitë e LSI-së.

 

Fakti që duan ta rrisin me zor PS-në me mandate deputetësh, ndërkohë që po kalojnë katër vite qeverisje problematike, tregon pikërisht të kundërtën: që ka bjerrje të rrezikshme të votave për partinë kryesore në pushtet. Pra për partinë e Edi Ramës. Nëse sondazhet e kryera nga njërëz të besuar të Edi Ramës do jepnin, siç thonë disa media, se jo vetëm ka numrin 65 deputëtë si në vitin 2013, por edhe me shumë, atëherë do të shikonim një kryeministër dhe kryetar të PS me arrogant.

Rama do ishte më me humor dhe i gatshëm të mos priste Ilir Metën dhe LSI. Por e vërteta është krejt ndryshe. Edi Rama e di mirë nga sondazhet brenda PS dhe një grupi të cilit i beson vetëm ai, se ka largim të frikshëm të elektoratit socialist nga PS, dhe jo vetëm për fajin e tij personal, por edhe për koston e reformave ekonomike.  PS-ja mori në qershor 2013 gjithsejt 65 deputetë. Por ishte LSI-ja e cila i dha shumicës “rilindase”, pushtetin.

Tashmë mbeten edhe katër muaj e kusur për të shkuar te dita e votimeve e 18 qershorit. Nga viti 2013 deri me 18 qershor 2017 ka rrjedhur shumë uji e vota nga PS. Nëse jemi korrekt me realitetin e sotëm dalja e vrullshme dhe e zhurmshme e Ben Blushit nga PS ka sjellë hutim, por edhe termet në bazën e PS-së. Shumë të pakënaqur nga baza socialiste prej indiferencës së kupolës rozë, një pjesë nuk besojnë të partitë e vjetra dhe indiferentët që mendojnë “ta provojmë edhe Blushin”.

Por  pjesa e të pakënaqurëve prej elektoratit të PS-së një pjesë do votojnë të Ben Blushi dhe një pjesë do turren te LSI. Por LIBRA e Blushit i heq PS-së me garanci matematikore një deri në dy deputetë në Tiranë. Blushi i heq vota në Durrës, Korçë dhe Fier-Lushnjë PS-së, aqsa ti humbasë nga një deputet, ndonëse për vete mund të  mos i marr për ti kthyer në mandate deputeti.

Po kështu fenomen gërryes votash do jetë ish-deputeti Koço Kokëdhima. Pa asnjë droje Kokëdhima merr një mandat deputeti për vete nëse kandidon në emër të ZGJIDHJA ose edhe i pavarur në Vlorë. I heq PS-së një mandat në Tiranë, në mos edhe në Fier. Por nëse njërëzit e Edi Ramës kalkulojnë se në Tiranë FRD e Bamir Topit i jep një mandate deputeti plus në koalicion, ata harrojnë matematikën zgjedhor se Ben Blushi dhe Koço Kokëdhima i heqin tre deputetë PS-së në Tiranë.

Nëse Bamir Topi i shton një, Blushi-Kokëdhima ia çojnë në minus dy deputetë vetëm në Tiranë. Po kështu llogaria e numrave për efektin Blushi e Kokëdhima në Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë të cilat LIBRA dhe ZGJIDHJA kanë popullaritet e kthen PS-në poshtë numrit 60 deputetë në 18 qershor. Ndërsa LSI ka investuar gjatë këtyre viteve pragmatizëm, interesim, ndihmë, kurajo dhe afirmim të shtresës rinore. Pra janë vota shtesë në 18 qershor.

Ata të cilët turren ti bëjnë qejfin Edi Ramës me sondazhe të sajuara apo për të krijuar atmosferë që ti marrin leje ndërtimit te Bashkia e Tiranës, po e zhysin në makth, terr dhe në fund pushteti. PDIU në rastin me të mirë fiton me komunitetin e saj, porse të mos harrojmë se përgjithësisht çamët janë të djathtë dhe PD-ja në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë do përzgjedhë emra VIP nga komuniteti çam që ti vendos në listat e saj. Pra elektorati nuk besohet se do shkojë i gjithi pas kryetarit. E saktë mbetet se PDIU ka fituar pikë me ardhjen e deputetes Mesil Doda, e cila ka kulturë, integritet dhe ul disi përfaqësimin e dobët të PDIU në debate televizive e në publik. Pra nga PDIU fitojnë Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe deputeti aktual i Elbasanit.

Kështu që llogaria e ftohtë dhe e saktë e çon PS-në me 19 qershor në numrin maksimal 60 deputetë plus 3 PDIU, plus 1 FRD= 64 deputetë. Shto edhe një deputet të LIBRA në Tiranë, Ben Blushin, por ai ka deklaruar se nuk bën koalicion me PS-në nëse flitet prapë për Edi Ramën kryeministër. Por le ta fusim edhe Blushin ne vathën e vjetër, dhe gjithë numri mezi arrin 65 deputetë. Shtojmë edhe Koço Kokëdhimën në Vlorë dhe PS-ja e koalicioni i saj, pra pa Ilir Metën e LSI-në, kap shifrën 66 deputetë.

66 është më e vogël 71-shi apo jo?!

Edi Rama nuk e kap numrin 71 deputetë pa Ilir Metën dhe LSI, ndaj duket se janë të dënuar, të dy, të bashkëpunojnë edhe katër vite. Po të ketë sot opozitë të fortë, me program, motiv, frymë dhe e përbashkuar siç ishte në vitin 2005 numrat mund të fironin nga PS duke zbritur nga 60 në 59, 58 … 55.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?