Mblidhet sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, për verifikimin e formulareve të dekriminalizimit të antarëve të këshillit bashkiak. Në këtë mblidhje pritet të regjistrohet edhe partia e Ben Blushit si dhe miratimi i buxhetit për zgjedhjet e 18-qershorit.
Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:
1. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionareve publikë anëtar në këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
2. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
3. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë “Lista e Barabartë”, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”.
4. “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 Qershor 2017”.