Poezi nga: Edlira Jorgji Doko.

Poezi

NJE PUTHJE!

Ti..
u merzite me mua, sot,
shpirt..
se une nuk pata kohe, per ty,
dhe vemendje nuk te kushtova,
gjate dites,
por me fal
jeta ime,
nuk desha te te bej keq
qellimisht,
muza skllave me beri.
Kur te lexosh kete leter
fshehur ne gjoks
ti mos qesh
ti mos qaj.
Nje puthje!
Verona me 5 janar, 2017 

 

SFIDE

– betim per Profetin –

Behuni gati, hiena e ujqer kesaj vjeshte,
Hena gerthet, dhimbje te eger ne shi.
Mos harroni, mburoja e arme e shigjete
Eklipsi filloi, det i gjere ne stuhi…

Me kerkoni, atje ne dallget e Posejdoni t,
Veshur me armarturen e hekurt te Athines,
Kur te mbulohen pendet e fundit te bilbilit,
Njekohesisht qelloni drejt e ne zemer…

Mjere sy vengeri, pa ndershmeri e shenjester,
Mjere qarramani, me lot te dobet burri,
Se po vrapova si luanesha ne shkretetire
Te pertypa kockat, si ne mulli guri…

Sfide pa djaj, ne emer te Zotit,
Sfide per gjak te paster e hyjnor …
Dhe pregatituni, sic i ka hije poetit
Sa frymoj, nga Ali Asllani, nderkohe

Mos mendoni, me mendjen tuaj harbute,
Sic donin te benin te shkretet oborrtare
Kur Ulisi plak, u kerkoi nje sfide
Shpetim nuk pati asnje tradhtar…
Verona me 5 shkurt, 2017

 

ELEGJI

C’shi i bute, nga qielli bie sot,
Na qan koha, pa ndalur vrull,
Na lagu te gjitha pemet ne kopsht,
Veshtrimin jashte kuturu humb…

Dhe thone, se qan Zoti, me ngasherim
Kur nje shpirt i ndritur ne parajse shkon.
Nuk ka gjelberim ne Parajse e ne Olimp
As dhimbje, as syte mbushur me lot.

C’ngrysje e jetes, duket tej ne horizont,
E rrembeu diellin ne dimer.
Heshtja me heshtje, ketu ne toke,
Hodhi shtat ne nje cope leter…

Verona me 5 shkurt, 2017

SPRINT.AL

Total 3 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?