Nikolla ftesë Bardhit në aktivitetin për 25-vjetorin e Kushtetutës, Bardhi: Përpara organizimit të festave, respektoni ligjin!
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ftesën që kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka bërë atij në lidhje me një ceremoni në kuadër të 25-vjetorit të Kushtetutës.
Bardhi i ka dërguar një letër Nikollës, ku thekson se kryeparlamentarja të respektojë kushtetutën.
Letra e plotë:
Znj. Nikolla,
Në adresë të të gjithë deputetëve të opozitës është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “25 vjet të Kushtetutës Shqiptare”. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me lejoni t’ju përcjell pamundësinë tonë për të marrë pjesë në këtë konferencë, për shkak të veprimeve të mazhorancës.
Së dyti, në axhendën e aktivitetit rezulton që të keni injoruar përfaqësimin e të gjithë spektrit politik në Kuvendin e Shqipërisë, dhe nga ku rezulton se deputetët e opozitës janë ftuar vetëm si dëgjues të fjalës tuaj! Në këtë mënyrë, ju keni vetpërjashtuar opozitën nga ky aktivitet.
Duke shpresuar që në fjalën tuaj në këtë aktivitet do të keni mundësinë edhe të shpjegoni arsyet e refuzimit për të zbatuar vendimin nr. 1, datë 23.01.2023 të Gjykatës Kushtetuese, gjejmë rastin t’ju sjellim edhe njëherë në vëmendje që do të ishte në nderin tuaj që me rastin e 25 vjetorit të Kushtetutës të Shqipërisë të shpallnit se keni vendosur ta zbatoni këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.
