Poezi

“Zemra është një ishull që s’gjehet me hartë”-Poezi nga Alban Bala

BABAI IM
Babai im e dinte te ardhmen:
iku per te me lene qe ta jetoja siç dija
pa ma treguar sekretin e urtise se tij
ate gjurme lirie te fshehur nder thinja
tash vjen pervit: nje dite me diell mes shirash
kthehet si drite me qeshjen e stuhishme,
me syte qe rrezojne nentorin nga pemet
si nje pyetje femijesh qe kerkon te rriturit
ai vjen si nje prag ku vetem mund te hysh
por vjen pervit perpara se debora
te shtrihet mbi male si nje vajze ne endrra
dhe ne takohemi pa folur per asgje
qe nuk harrohet dot; mbahemi per dore
shkojme bashke ku kujtesa nuk ka shkelur ende
valezojme mes grunajash ku ai fsheh lulet
qeshim me pranverat qe ecin ne rresht
si milingona te ngarkuara
shume gjera kane ndodhur qyshse ai iku
edhe e ardhmja u be nje e tashme e imet
qe s’ja vlen te lexohet me,
e ardhmja
kthehet çdo mengjes pas endrrave te mia
me qeshjen e tij te stuhishme…
NJE UDHETIM KA NISUR
Nje udhetim ka nisur. I shoh horizontet
Si nderrohen pas meje si filmat mbi mur
Qiejt jane prej guri dhe rruget jane zbutur
Nga shirat e nje malli qe le pas vec gjurme.
Edhe ne gjume kam nisur te udhetoj paprere.
Jam nje ere e marre qe thyen syte e ujrave
Dhe veten e vesh me pranvere, si debora
Mbulohet aq hijshem me pikla vjollcash ne shkurt.
Eshte mot i begate urimesh te vona
Ditet jane te shkurtra dhe netet plot drite.
Koha eshte plagosur me endrra dhe ojna
Femijesh, deshirash… Une jam nje udhetim
Nje rruge qe lundron brenda dejesh, nje thirrje
Pulebardhash te reja qe ikin mbi re
Jam etja e mallit qe shikon nga deti
Jam lumi qe dridhet ne pragun e deltave.
Jam kenge e stuhishme vegimesh, jam ishull
Ngujuar mes dallgesh, lundertar i pafre’
I lire gjer ne vdekje, i lidhur pas rrenjesh
Ne nje toke te nendheshme, mbi nje qiell qe fle
Jam nje udhetim, nuk iki, as vij
Liria asnjehere nuk qe zog shtegetar.
Mbi pasqyra endrrash kam zgjedhur te rri
Endrrat jane anije dhe une – udhetar.
Zemra eshte nje ishull qe s’gjehet me harte…
NE JETE NUK KA FITORE
Po ti e dije se koha i mat njerezit
Me metrin e pritjes, me gjurma durimi
Ashtu si prindi mat tek muri i dhomes
Pas dere, rritjen e femijes.
Shenja mbi shenja, vija te holla
Qe lexojne vitet nga kembet tek koka…
Po rritesh. Tash duhet te mesohesh
Se trupit i zgjaten vec floket
Dhe gjerat ndodhin sepse ka ardhur koha.
Mund t’i kafshosh buzet krejt pa folur
T’i thyesh gishterinjte, ta perkulesh koken
Nga qielli ne toke e te falenderosh,
Sepse je rritur. Je rritur
Aq sa te durosh.
Vitet jane si vijat e lekures mbi mollza
Shenja te pandashme gishtash, ojna
Qendismash qe jeta i harroi mbi ty
Si nje pranvere qe shkon.
Tani eshte koha
Te rritesh, te pranosh
Se trupi lakohet por jo mosha
Se forca eshte te ngrihesh edhe nese bie
Se jeta nis cdo dite e cdo dite mbaron
Te jesh do te thote te enderrosh
Te presesh, te digjesh nder deshira, te luftosh
E kur lufta te sose nga e para t ‘ja nisesh
Kenges, dasmes, endrres se pashoqe
Ku durimi yt ben roje dhe guximi huton
Tani eshte koha.
Ne jete nuk ka fitore. Kjo eshte nje loje
Deri diten e fundit kur yjet do te fiken, ftohte
Si sy qe rrjedhin driten e agimit.
Ne pragun tend
Motet shkruajne vitet qe kane ikur
Dhe ti mbjell karafila per t’u rikthyer gjithmone
Si nje arome.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania