Bota

Ukraina për vdekjen e ministrit bjellorus: Mund të jetë helmuar

KAON

Thashetheme të pakonfirmuara qarkullojnë se ministri i jashtëm i Bjellorusisë Vladimir Makey, i cili u nda nga jeta papritur ditën e djeshme mund të jetë helmuar.

Një nga personat që i ka dhënë zë këtij konkluzioni është edhe këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës Anton Gerashchenko.

“Vladimir Makey, 64 vjeç, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, ka vdekur. Ka zëra se ai mund të jetë helmuar.

Makey u emërua si një pasardhës i mundshëm i Lukashenkos. Ai ishte një nga të paktët që nuk ishte nën ndikimin rus. Thashethemet thonë se kjo mund të jetë një aluzion për Lukashenkon”, shkruan Gerashchenko.

 

 

Gerashchenko

Edhe pse nuk ka prova që sugjerojnë se ministri është helmuar, thuhet se ai nuk ka qenë nën ndikimin e liderëve rusë. Makei, i cili u cilësua si një pasardhës i mundshëm i Lukaschenkos, mund të jetë konsideruar një kërcënim për ndikimin rus në vend.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?