Messi-Mbappe ndezin Botërorin, yjet shkëlqejnë në Katar (FOTO)
Mbrëmja e së shtunës ishte një mbrëmje yjesh, Mbappe dhe Leo Messi nxorën nga repertori i tyre disa perla duke udhëhequr përfaqësueset respektive drejt suksesit.
Mbappe realizoi një dopjetë duke shkuar në kuotën e 7 golave në Botëror, në moshën e tij askush nuk ka bërë më mirë, ndan fronin me “mbretin” Pele.
Mbappe kaloi një legjendë si Henry ndërsa përpara tij si golashënuesi më i mirë i përfaqësueses franceze në Botëror qëndron vetëm Just Fontaine ne kuotën e 13 golave.
Sa i përket Messit, me golin kundër Meksikës kapi Maradona-n në kuotën e 8 golave, pikërisht një ditë pas dy vjetorit të vdekjes së Maradona-s.
Të dy yjet e Argjentinës e kanë arritur këtë shifër në 21 ndeshje. Paraqitja e Mbappe dhe Messi-t ka pushtuar faqet e para të mediave, elozhe pafund për dyshen Mbappe-Messi.
(BalkanWeb)