61 ditë betejë me Covid-19, shërohet deputeti Andi Përmeti, mesazh bashkëshortes
Deputeti Andi Përmeti ka fituar pas 61 ditësh, betejën me virusin Covid-19. Është vetë deputeti që jep lajmin e mirë, ndërsa bën një dedikim për bashkëshorten që i ka qendruar pranë.
“… maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment”, shkruan Përmeti ndër të tjera dhe ndan dedikimin për bashkëshorten.
“Tashme mund te festojme!
Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment.
Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane!
Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem. Tashme mund te festojme! Gezuar”, shkruan deputeti Andi Përmeti.

