AktualitetPolitike

Grigels Muçollari: Ujërat e zeza dhe trungu i pemës

KAON
Grigels Mucollari
Ujërat e zeza dhe trungu i pemës
Edi Rama deklaroi dje se një trung peme, i mbetur që nga koha e qeverisjes së Sali Berishës, kishte bllokuar një kolektor të ujërave të zeza në Kashar. Sipas tij, ky ishte shkaku i problematikave në këtë infrastrukturë.
Megjithatë, të dhënat e Eurostat tregojnë një panoramë krejt tjetër. Shqipëria renditet me përqindjen më të ulët në Europë për mbulimin e popullsisë me sistem të trajtimit të ujërave të zeza, një infrastrukturë thelbësore për shëndetin publik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Sipas Eurostat, vetëm 12.6% e popullsisë është e lidhur me këtë sistem, niveli më i ulët në Europë. Vetë ky tregues bie ndesh me pretendimet e vazhdueshme të qeverisë për sukses dhe zhvillim.
Madje, sipas të dhënave të cituara, situata është përkeqësuar gjatë viteve të fundit. Në vitin 2018, mbulimi raportohej rreth 30%, ndërsa sot rezulton vetëm 12.6%, çka përfaqëson një rënie të ndjeshme gjatë tre mandateve të qeverisjes së Edi Ramës.
Këto shifra vertetojne edhe njehere qasjen e qeverisese se investimet janë orientuar më shumë drejt propagandës dhe fasadës sesa drejt infrastrukturës bazë që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Mungesa e investimeve serioze në trajtimin e ujërave të zeza ndikon edhe në zhvillimin e turizmit. Në shumë zona, ujërat e zeza vazhdojnë të shkarkohen në mjedis, ndërsa raportimet në media dhe rrjetet sociale për këtë problem janë të shpeshta. Kjo dëmton imazhin e vendit dhe vështirëson zhvillimin e një turizmi cilësor dhe të qëndrueshëm.

Pas 13 vitesh në pushtet, qeveria vazhdon t’ia atribuojë përgjegjësinë faktorëve të tjerë, në vend që të japë llogari për mungesën e investimeve në këtë sektor. Edhe dje, në vend të një shpjegimi për gjendjen reale të infrastrukturës, u zgjodh si shpjegim një trung peme “i kohës së Saliut”.

Shiko më pak
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?