AktualitetPolitike

Axhami: Havzi Nela ishte poeti që çdo varg e ktheu në qëndresë ndaj komunizmit

KAON
Shpetim Axhami, kreu legalist ka reaguar ne lidhje me pervjetorin e varjes se poetit antikomunist, Havzi Nela
Poeti antikomunist, tmerri i diktaturës, martiri i lirisë, Havzi Nela!
Më 10 gusht 1988, 38 vjet më parë, u ekzekutua me varje në litar poeti antikomunist dhe martiri i lirisë, Havzi Nela.
10 Gushti mund dhe duhet të kujtohet si DITA E POETËVE NË SHQIPËRI.
Havzi Nela ishte poeti që çdo varg e ktheu në qëndresë ndaj komunizmit:
“Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni këto fjalë, nuk i due.
Me durim dhe shpresë nuk dua të vdesë,
Se jeta dhe vdekja duhen meritue.”
Përkujtohet Havzi Nela, "Martir i Demokracisë"
Lindi më 20 shkurt 1934 në Kollovoz të Kukësit. Jeta e tij ishte një kalvar vuajtjesh, por edhe një himn lirie dhe shprese kundër diktaturës.
Më 26 prill 1967, pasi u lexoi nxënësve poezinë “Shko dallëndyshe” të Filip Shirokës, Havzi Nela dhe bashkëshortja e tij u përpoqën të arratiseshin drejt Prizrenit. Në kufi ai shkroi:
“Lamtumirë, atdhe i dashtun,
po të la, por zemërplasun…”
Më 6 maj 1967 u kthye nga Jugosllavia në kufirin e Morinës. Më 22 maj u dënua me 15 vjet burg, ndërsa bashkëshortja e tij me 10 vjet. Në vitin 1975 u ridënua me 8 vite të tjera. Në total, Havzi Nela kaloi 21 vjet në burgjet politike të diktaturës, deri në lirimin e tij më 19 dhjetor 1986.
Në vitin 1987 u arrestua dhe u internua përsëri. Diktatura, në agoninë e saj, vendosi të hakmerrej përfundimisht ndaj tij.
Havzi Nela u dënua me vdekje dhe u var në litar më 10 gusht 1988, në mes të qytetit të Kukësit.
Por tmerri nuk përfundoi me ekzekutimin. Trupi i tij u ekspozua gjatë ditës dhe më pas u gropos në mënyrë çnjerëzore, duke iu mohuar edhe e drejta për një varr dinjitoz.
Për pesë vjet e dhjetë ditë, familja dhe të afërmit nuk patën mundësi t’i preheshin eshtrat. Më 20 gusht 1993, ato u gjetën pranë fshatit Kolsh, rreth dy kilometra larg Kukësit.
Havzi Nela nuk u përkul. Ai u përball me dinjitet me regjimin diktatorial të Enver Hoxhës dhe mbeti një simbol i qëndresës dhe i lirisë.
Sot, kur kujtojmë sakrificën e tij, duhet të kujtojmë edhe të gjithë ata që u burgosën, u internuan dhe u vranë në emër të lirisë.

Qoftë i qetë në parajsë poeti antikomunist dhe martiri i lirisë, Havzi Nela!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?