Trump dhe Zelensky pritet të takohen në Uashington javën e ardhshme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zhvillojnë një takim në Uashington të martën, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti ukrainas bëri të ditur gjithashtu se është goditur edhe një strukturë nafte, rreth 1,350 kilometra larg kufirit ukrainas. Ai raportoi edhe për sulme të suksesshme ndaj objekteve logjistike ruse, të cilat, sipas tij, furnizojnë ushtrinë ruse me komponentë për dronë, pajisje navigimi dhe mjete të tjera ushtarake.
“Më e rëndësishmja, operacioni kundër objekteve logjistike ruse, të cilat furnizojnë ushtrinë pushtuese me komponentë dronësh, pajisje navigimi dhe pajisje ushtarake, është duke u zhvilluar”, deklaroi Zelensky në një mesazh të publikuar në Telegram.
Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë komentuar publikisht mbi pretendimet e Ukrainës për këto sulme.
