Alarm për Ebolën në Kongo, CDC Afrika: Mund të jetë shpërthimi më i keq ndonjëherë
Kreu i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC Afrika) ka ngritur alarmin për përhapjen e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, duke paralajmëruar se situata mund të shndërrohet në shpërthimin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë.
“Nëse nuk e ndalojmë shumë shpejt këtë shpërthim, situata mund të jetë më e rëndë se ajo që përjetuam në Afrikën Perëndimore dhe në lindje të RD Kongos“, tha Kaseya.
Ai iu referua epidemisë së Ebolës që goditi Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen gjatë viteve 2014-2016, ku humbën jetën më shumë se 11 mijë persona. Një tjetër shpërthim i madh u regjistrua edhe në vitin 2018 në Kongon lindore.
Autoritetet shëndetësore po përballen me vështirësi të mëdha në identifikimin dhe monitorimin e personave që kanë qenë në kontakt me të sëmurët, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të virusit.
Ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe mbështetje ndërkombëtare për të frenuar situatën para se ajo të kthehet në një krizë të re shëndetësore në kontinentin afrikan.
