Aktualitet

Grabitja e “OTP Bank”/ Policia arreston rojen: Nuk neutralizoi autorin!

KAON

Policia e Tiranës ka arrestuar rojën e sigurisë së OTP Bank, e cila u grabit një ditë më parë në kryeqytet.

Punonjësi i sigurisë akuzohet se nuk ka ndërhyrë në momentin e grabitjes dhe nuk ka vepruar për neutralizimin e autorit.

Mësohet se grabitësi ka arritur t’i marrë një qytetareje rreth 10 mijë paund, ndërsa ajo ndodhej brenda ambienteve të bankës duke kryer një depozitim. Gjithashtu, autori ka mundur të marrë edhe një shumë parash nga arka e bankës.

Nuk është bërë ende e ditur shuma totale e parave të grabitura.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?