Rama: AKSHI është një histori e jashtëzakonshme suksesi
Kryeministri Rama po mban fjalën në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një tjetër iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.
E-Albania u bë shpëtimtarë për shëndetin e shqiptarëve, të cilët përmes saj mundën të zbatojnë edhe masat e domosdoshme kufizuese, një rrugë ku sigurisht nevoja për financim ka ardhur duke u rritur pasi sistemet e ndërtuara kërkojnë financim qoftë për tu ndërtuar qoftë edhe për tu mirëmbajtur, një rrugë ku qartësisht lindi nevoja për të ndarë udhëheqjen e qeverisjes elektrike për përcaktimin e standardeve, koordinimin e forcave të përfshira dhe kontrollin e cilësisë dhe përputhshmërisë dhe gjithë nivelit operacional.
Kompaninë më të suksesshme në treg e cila të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjitha talentet, të ketë pagat më të larta, kompani që të ketë kapacitete që talenteve t’i japi mundësinë të behet pjesë e saj, duke iu mundësuar. Një kompani që të garantojë të gjitha vazhdimësinë teknike dhe të ofrojë përgjegjshmërinë institucionale dhe qytetare në raport me publikun duke garantuar njëkohësisht matshmërinë e shërbimit. Kjo është ambicia e cila ka një faturë shumë domethënëse, shumë kuptimplotë, e shtuar në bazë të një projeksioni, të pikërisht shifrave që ndryshojnë, me ndryshimin e qasjes së qeverisë dhe të qeverisë elektronike në baze të marrësve të shërbimit. Në rast se sot shpenzojmë x për vetëm mirëmbajtjen e sistemeve, një shumë e konsiderueshme që i shkon kompanive private brenda një harku 3-vjeçar do t’i kursejmë shtetit dhe vetë qeverisjes elektronike një shumë të barabartë më shumën që sot shkon për mirëmbajtjen e cila faktikisht do të mund të kthehet në një kapacitet të ri investimesh për AKSHI-n nëpërmjet Albanian Digital Solution Sh.A.”, tha Rama.
