Igli Tare ka zbrazur zyrën e tij dhe është përshëndetur me punonjësit e klubit
Igli Tare është rikthyer mëngjesin e sotëm në selinë qendrore të Milanit në “Via Aldo Rossi”, ku ka përfunduar zyrtarisht largimin e tij nga klubi.
Sipas mediave italiane, Tare ka marrë me vete edhe një pikturë simbolike që përmbante një fanellë të “Rossonerëve”, si kujtim nga koha e tij në klub.
Largimi i tij vjen në një moment ndryshimesh të rëndësishme te Milani, ku pritet një riorganizim i plotë i strukturës drejtuese dhe teknike. Ndërkohë, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka udhëtuar drejt New York-ut pas zhvillimeve të fundit në klub.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se vendimet për drejtuesit e rinj dhe stafin teknik po diskutohen në koordinim me Zlatan Ibrahimovic dhe drejtues të tjerë aktualë të projektit kuqezi.
