Aston Villa është fituese e Europa League.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery fitoi 0-3 në Stamboll ndaj Freiburg. Pjesa e parë u vendos nga dy supergola të Tielemans dhe Buendia.
Sakaq, Aston Villa i dha fund një pritjeje 44-vjeçare për një titull evropian dhe do të luajë përsëri në Champions sezonin e ardhshëm si fitues i Europa League.
Rezultati:
Freiburg 0-3 Aston Villa
Tielemans 41′, Buendia 45+4′, Rogers 58′
Ngjarjet Kryesore:
90+1′ Mbyllet finalja me triumfin e Aston Villa-s 0-3!
58′ GOOOL ASTON VILLA 0-3/ Rogers ndodhet në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+4′ Mbyllet pjesa e parë!
45+4′ GOOOL ASTON VILLA 0-2/ Buendia provon me një gjuajtje nga distanca dhe dyfishon shifrat e finales. (Video)
41′ GOOOL ASTON VILLA 0-1/ Tielemans me një goditje fluturimthi brenda në zonë dërgon topin në rrjetë. (Video)
1’ Starton finalja në Stamboll!
