Aktualitet

Kush e mban peng ish-godinën e Radio Tiranës?

KAON

Kush e mban peng ish-godinën e Radio Tiranës?

Nga Alba Alimehmeti Kepi

Informacioni, komunikimi dhe transparenca janë detyrime ligjore të një shteti ndaj qytetarit.

Mugesa e tyre ushqen korrupsionin, vendimmarrje të paqartë dhe shmangie të përgjegjësisë publike. Qytetarët përjashtohen nga proceset që ndikojnë në jetën e tyre dhe pasurinë publike, ndërsa trashëgimia kulturore, hapësirat publike dhe interesat e komunitetit mbeten pa mbrojtje apo kthehen në interesa klienteliste.

Pas kërkesës sime pranë Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën në Parlament, dhe Bashkisë së Tiranës, lidhur me gjendjen e degraduar të godinës së Institutit të Trashëgimisë Kulturore (ish Radio Tirana), monument kulture i kategorisë së dytë, e vetëm pak metra larg qendrës së Tiranës, ka ardhur përgjigja zyrtare nga Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit dhe Drejtoria e Lejeve për Zhvillimin e Territorit, Bashkia Tiranë.

Sipas dokumentacionit zyrtar, në vitin 2023 është depozituar deklaratë paraprake punimesh në këtë godinë nga aplikuesi Alfons Shtjefni dhe zhvilluesi Rolandi Manushi.

Bashkia Tiranë ka miratuar vetëm punime mirëmbajtjeje dhe restaurimi, si rifreskim fasadash, restaurim suvash dhe dritaresh, riparim çatie, sistemime oborresh, ndërhyrje të brendshme jo strukturore, instalime higjieno-sanitare dhe elektrike, si edhe vendosje skelash.

Dokumentacioni përfshin Vendimin nr. 381, datë 06.07.2023 të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe aktin e konformitetit nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Afati ligjor për realizimin e këtyre punimeve ishte 1 vit nga miratimi i deklaratës paraprake. Pas përfundimit të këtij afati kërkohet aplikim i ri.

Bashkia Tiranë ia ka kaluar çështjen për kompetencë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, me kërkesën për verifikime të mëtejshme në terren dhe informim brenda afateve ligjore për procedurat e konstatuara.

PS; Në pritje brenda afateve ligjore, të përgjigjes nga IMT e KKTK

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?