Aktualitet

Shpërthim me tritol në Laç

KAON

Lënda plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave

Kurbin

Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?