Tirana dhe Partizani do të përballen të shtunën, më 25 prill
Tirana dhe Partizani do të përballen të shtunën, më 25 prill, në kuadër të javës së 33-të të Superiores.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.
Dy ditë përpara derbit, klubi i Tiranës ka reaguar në rrjetet sociale, duke rritur temperaturën e përballjes.
Bardheblutë kanë publikuar një poster, që shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë për rivalët e Partizanit.
Në imazhin e shpërndarë, stadiumi “Air Albania” paraqitet i veshur në ngjyrat bardh e blu, duke theksuar identitetin e Tiranës.
Në plan të parë janë vendosur tre lojtarë të skuadrës: Redon Xhixha, Serzh Tabeku dhe Diar Halili.
Derbi i kryeqytetit pritet të jetë vendimtar në ecurinë e kampionatit, ndërsa të dyja skuadrat synojnë rezultate pozitive në këtë fazë të fundit të sezonit.
Total 0 Votes
0
0
