Rama citon Aleksandrin e Madh: As njeriu më i fuqishëm s’i ikën dot vdekjes
Gjatë takimit me operatorë të biznesit ushqimor, kryeministri Rama iu drejtua atyre duke u thënë se kanë detyrë që të shesin produkte të sigurta për konsumatorët.
Rama zgjodhi që në fund të gjithë fjalës së tij, ta mbyllte me një mesazh.
“Po e mbyll duke treguar se çfarë u kërkoi Aleksandri i Madh atyre që kishte rrotull kur ishte në shtratin e vdekjes.
‘Do mblidhni mjekët më të mirë dhe do t’i vini të ecin pas arkivolit tim, mua do m’i lini duart hapur dhe rrugën deri te varri do ta shtroni me para. Njëri nga ata i thotë po për çfarë duhet t’i bëjmë këto? Sepse njerëzit i tha, duhet ta shohin që as njeriu më i fuqishëm mbi këtë tokë nuk i ikën dot vdekjes dhe doktorët më të mirë të kësaj tokë nuk kanë çfarë i bëjnë vdekjes. Dhe njeriu më i fuqishëm nga kjo tokë dhe kur ikën nuk ka asgjë në dorë, kthehet siç erdhi. Dhe njerëzit duhet të shohin që gjithë pasuria që mblidhet në këtë tokë, mbetet në këtë tokë’.
Ndaj mendoni edhe për këtë, sepse jeta ikën shumë shpejt miqtë e mi”, tha Rama.
