Analize

Afrim Qëndro, Mbreti i Administratës Publike

KAON

Nga Hysen Myzyri

Në një kohë kur politika shpesh është kthyer në sinonim të zhgënjimit, kur jo pak zyrtarë kanë ndotur misionin e përfaqësimit duke cenuar besimin publik dhe duke prekur fondet që u përkasin qytetarëve, është e rrallë të gjesh njerëz që mbeten të paprekur nga etja për pushtet apo përfitim.

Afrim Qëndro, ish-Prefekt i Tiranës,tani në krye të IKMTsë, përfaqëson pikërisht atë përjashtim që na rikthen besimin se integriteti nuk është një mit. Ai është njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i qasshëm, i drejtë, i pranishëm për këdo që ka një hall. Nuk e mat raportin me qytetarin me peshoren e interesit, por me ndjeshmërinë e përgjegjësisë.

Afrimi punojë për interesin e ligjit dhe të qytetarit, me profesionalizëm e me përkushtim,

Shoqëria jonë, fatkeqësisht, ka prirjen t’i mëshojë fort të ligut, ta zmadhojë gabimin dhe ta kthejë në normë, ndërsa shembujt e mirë shpesh i lë në heshtje. Por vlerat nuk kanë nevojë për zhurmë; ato jetojnë në qëndrueshmëri, në modesti, në koherencën mes fjalës dhe veprës.

Afrimi mbart virtyte thellësisht shqiptare: besën, ndershmërinë, respektin për tjetrin. Është origjinal në llojin e tij, sepse nuk përpiqet të duket ai thjesht është. Dhe në një realitet ku shpesh triumfon fasada, modestia e tij është akt qëndrimi.

Ndoshta është koha të fillojmë të flasim më shumë për njerëzit që ndërtojnë, jo vetëm për ata që shkatërrojnë. Sepse shoqëritë përparojnë jo nga zhurma e skandaleve, por nga forca e karaktereve të tilla.

Total 3 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?