Mbrëmja e sotme premton emocione të mëdha në Champions League
Në lojë janë përmbysje dramatike dhe konfirmime të rezultateve të ndeshjeve të para, ndërsa Atlético Madrid dhe Paris Saint-Germain presin të mësojnë kundërshtarët e tyre.
Një duel i madh zhvillohet në “Allianz Arena”, ku Bayern Munich pret Real Madridin.
Spanjollët do të tentojnë një përmbysje të vështirë pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Madrid.
Fituesi i kësaj përballjeje do të sfidojë në gjysmëfinale Paris Saint-Germain.
Në një tjetër sfidë interesante, Arsenali do të kërkojë të ruajë avantazhin minimal të marrë në ndeshjen e parë ndaj Sportingut. Londinezët synojnë të sigurojnë kualifikimin për në gjysmëfinale, aty ku i pret Atlético Madridi i drejtuar nga Diego Simeone.
Të dyja ndeshjet janë planifikuar të nisin në orën 21:00, në një mbrëmje që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione deri në sekondën e fundit.
