Axhami uron Princ Leka në ditën e lindjes
URIM, LARTËSISË SË TIJ MBRETËRORE, PRINC LEKA II, ME RASTIN E DITËLINDJES SË TIJ.
Lartësia Juaj Mbretërore, Princ Leka II,
Me rastin e ditëlindjes Tuaj, kam kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë legalistëve, të ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta.
Në këtë ditë të shënuar, ju urojmë,
GËZUAR DITËLINDJEN, shëndet të plotë, jetë të gjatë, mirësi dhe suksese të pandërprera në misionin Tuaj të lartë në shërbim të Kombit dhe të çështjes kombëtare shqiptare.
Ajo që Ju përfaqësoni, puna dhe përkushtimi i përditshëm i Juaji për të vijuar me përkushtim, urtësi dhe dinjitet vlerat dhe rrugën e trashëgimisë së vyer shtetformuese të Familjes Mbretërore Shqiptare, në funksion të realizimit të aspiratave tona të përbashkëta, të cilat sot janë më jetike se kurrë për të ardhmen e vendit, mbeten motivim dhe detyrë për ne.
Me respekt dhe konsideratë,
Shpëtim Axhami
