AnalizeShkrime

Peshku që noton kundër rrymës.

KAON

Peshku qe noton kunder rrymes.

Nga Hysen Myzyri:

Gjergj Luca ne podcast “ Allishverishi” thote qe e djathte do te thote te jesh impreditor, pra me kete status ekonomik dhe vetem atehere ke te drejte te themelosh dhe drejtosh te djathten.

Pra qenia percakton ndergjegjen. Është e drejte kjo?

Çfare thote eksperienca nderkombetare per kete?

A ka persona te pasur qe jane me pikpamje politike te majta?

Pretendimi që “vetëm një sipërmarrës ka të drejtë të jetë i djathtë” është më shumë një opinion ideologjik, dhe jo një fakt i mbështetur nga shkenca politike.

Sot ka shumë punëtorë që votojnë djathtas për arsye kulturore, apo kombëtare. Ose të pasur që mbështesin politika sociale.

Ne bote ka shumë të pasur me bindje të majta dhe kjo është shumë e dokumentuar.

P.sh, Friedrich Engels ishte industrialist dhe i pasur dhe financoi teorinë komuniste.

Vete kryepasaniku George Soros, miliarder mbështet politika liberale dhe progresiste bazuar tek Karl Popper.

Po keshtu, Warren Buffett një nga njerëzit më të pasur në botë shpesh ka kërkuar taksa më të larta për të pasurit.

Bernie Sanders, jo miliarder, por pjesë e elitës politike përfaqëson politika të majta dhe mbështetet edhe nga njerëz të pasur.

Në Europë shumë sipërmarrës mbështesin shtetin social, p.sh modeli skandinav, etj.

Pse ndodh kjo?

Njerzit e postmodernitetit perhere me shumë po bazohen tek vlerat morale.
Sepse perhere dhe me shumë njerëz vendosin sot drejtësinë sociale, solidaritetin, mbi interesin personal ekonomik.
Kjo per shkak te interesave me afatgjatë qe keto vlera perfaqesojne.

Konkretish disa të pasur besojnë që një shoqëri më e barabartë është më stabile dhe nga ana tjeter stabiliteti i ndihmon edhe ata vetë ne konsolidimin e ekonomise se tyre.

Gjithashtu nga ana tjeter identiteti kulturor,bindjet politike nuk janë vetëm ekonomike, sepse bashke me te ne menyre te pandare jane kombi, feja, tradita, qe per hir te se vertetes shpesh ndikojnë më shumë se të ardhurat.

Nje nje drejtim me kete edhe vete ideologjia dhe edukimi e arsimi dhe ekspozimi ndaj ideve të ndryshme mund të çojnë në bindje që nuk lidhen drejtpërdrejt me interesin ekonomik.

Pra pretendimi që “vetëm një sipërmarrës ka të drejtë të jetë i djathtë” është më shumë një opinion ideologjik, jo një fakt i mbështetur nga shkenca politike, sepse dhe vete peshqit ndyshojne nga njeri-tjetri dukeqenese ka plot peshq qe notojne kunder rrymes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?